Pas permbytjes shkodranet mbledhin forcat
18/01/2010 12:00
Ne fshatrat e Shkodres jeta ka nisur te rigjeje ritmet e saj te perditshme pas paralizimit qe pesoi nga permbytjet e diteve te fundit. Shkodranet po grumbullojne forcat per te rinisur nga e para gjithcka.
Ne fakt vetem disa dite me pare, rruget e fshatit Darragjat ne komunen e Dajcit, ishin te mbushura me uje.
Sot, ne keto rruge, levizin banore qe duket se mezi presin te kthehen ne shtepite e tyre. Dikush eshte larguar prej 10 ditesh, e ndonje tjeter prej me shume se dy jave.
Por ajo qe banoret vene re me keqardhje, jane demet e medha qe ka shkaktuar uji ne banesa dhe ne ushqimin per bagetite.
Top Channel