Ngrohja globale rrezikon Shqiperine

18/01/2010 09:10

Parashikimet e klimes projektojne nje rritje te thatesirave si rezultat i ngrohjes globale dhe ndryshimit te hidrologjise.

Sipas studimit te kryer nga Banka Boterore, keto ndryshime ne Shqiperi mund te sjellin reduktim me rreth 15 per qind te prodhimit mesatar vjetor te energjise elektrike nga hidrocentralet e medha (HECM) dhe 20 per qind nga hidrocentralet e vegjel (HECV) deri ne vitin 2050.

Pjesa me e madhe e vendit eshte perballur tashme me reduktim te sasise se reshjeve.

Edhe asetet e tjera te energjise  nuk jane te imunizuara ndaj ndikimeve te klimes.

“Rritja e temperaturave mund te reduktoje me rreth 1 perqind eficencen e linjave te transmetimit dhe atyre te shperndarjes, si dhe te energjise se prodhuar nga termocentralet (TEC-et) deri ne vitin 2050”, thekson Banka Boterore.

Nese ne te ardhmen do te ndertohen TEC-e, te cilet do te ftohen me ujin e lumenjve, ato mund te ndikohen nga ndryshimet ne rrjedhat e lumenjve, si dhe rritja e temperaturave te ujit ne lumenj, duke ulur keshtu me shume eficencen e tyre.

Per shkak te pasigurive mbi shpejtesine e eres, si aktualisht dhe ne te ardhmen, nuk mund te behen vleresime mbi prodhimin e energjise nga era.

Gjithsesi, prodhimi i energjise diellore ne Shqiperi mund te perfitoje nga renia e parashikuar e motit me re.

Eshte vleresuar qe prodhimi nga energjia diellore mund te rritet me 5% deri ne vitin 2050.

Top Channel