Pas publikimit te planit te Ministrise se Financave per te reduktuar shpenzimet e buxhetit 2010, gazeta “Shqip” meson te tjera detaje.
Duket se qeveria e ka marre vendimin e reduktimit te shpenzimeve mbi bazen e tre varianteve te propozuara nga Ministria e Financave.
Ne daten 7 janar, kur eshte mbledhur Komiteti i Planifikimit Strategjik nen drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, eshte planifikuar shkurtimi i fondeve per investime ne masen 20 miliarde leke dhe operativeve me 5 miliarde leke.
Zbatimi i ketij plani mund te kryhet gjate hartimit te buxhetit suplementar, ose i ndonje akti tjeter, qe gjithsesi do te kerkoje miratim te Kuvendit.
Shkurtimi i investimeve me 20 miliarde leke (mbi 220 milione dollare), prek gati 22 per qind te totalit te fondeve te planifikuara per punet publike.
Pakesimi i ketyre fondeve do te preke biznesin privat, kryesisht ate ndertues, i cili nje pjese te aktivitetit e mban me fondet publike te qeverise nepermjet pjesemarrjes ne tendere.
Pranimi i krizes
Per here te pare Ministria e Financave pranon hapur ne nje dokument zyrtar dhe ne mbledhje qeverie se kriza ka goditur ekonomine shqiptare gjate vitit 2009 dhe se efektet do te ndihen konsiderueshem gjate ketij viti.
Per kete shkak parashikohet nje ulje e te ardhurave me rreth 30 miliarde leke, por qe gjithsesi mbeten te larta ne krahasim me vitin qe lame pas.
Ne parim ministri i Financave i kishte propozuar Kryeministrit reduktimin e buxhetit me afro 40 miliarde leke, ose tkurrja te shtrihej ne tre vitet e ardhshme, ne menyre qe te ulej borxhi.
Ne çdo fillimviti qeveria rishikon kuadrin makroekonomik dhe fiskal, duke vendosur plane te shpenzimeve dhe te ardhurash per tre vite, si kusht i vendosur nga BE-ja.
Mbi bazen e ketij kuadri, Ministria e Financave dhe institucionet e tjera kane nje ide te qarte sesi duhet t’i bejne planet, pa dale jashte objektivit.
Ne dokumentin e hartuar nga ministria, thuhet qarte se kriza ka tkurrur te ardhurat, ka shtrenguar kredite, ulur remitancat dhe frenuar rritjen ekonomike.
Rishikimi i buxhetit
Me planin e shpenzimeve te miratuara nga Kuvendi i Shqiperise ne nentor 2009 parashikohej nje buxhet prej 411 miliarde lekesh dhe te ardhura prej rreth 360 miliarde lekesh.
Por vleresimet e fundit mbi ekonomine diktojne nje rishikim te planit. Ministria e Financave pret te kemi per 2009-en nje rritje ekonomike rreth 3 per qind (maksimumi 3.5) dhe mbi bazen e se ciles sugjerohet rishikimi i parametrave buxhetore.
Me shpenzimet agresive te kryera gjate vitit elektoral, borxhi publik rrezikon te kape majat e 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, ndersa tkurrja e buxhetit 2010 me 40 miliarde leke, do ta afronte te 52 perqindeshi, afer objektit te BE-se.
Top Channel