Autoriteti i Konkurrences ka marre iniciativen per te hetuar tregun e prokurimeve te automjeteve te reja.
Vendimi eshte marre ne muajin dhjetor nga Komisioni i Autoritetit dhe objekt hetimi do te jene kater koncesionare automjetesh, te cilet nuk jane sjelle sipas rregullave te konkurrences.
Duke pare provat paraprake ne dokumentacionet e tendereve te kryer nga qeveria, Autoriteti i Konkurrences konstaton shkelje, te parimeve te tregut te lire.
Gazeta “Shqip” ka siguruar kopje te vendimit te Autoritetit, date 21 dhjetor, ku iniciohet nisja e hetimit te thelle per te gjithe tenderet e bere ne vitet 2007-2009.
Pak kohe me pare, qeveria, pasi miratoi ligjin per reduktimin e automjeteve te administrates, zhvilloi nje tender me vlere rreth 5 milione dollare, per blerje te mjeteve te reja.
Ne procedura te tenderit pati ankesa per favorizim, por asgje me pas nuk mori zgjidhje, ose te pakten nuk pati reagim zyrtar nga qeveria.
Hetim i thelluar
Per here te pare ne Shqiperi ndermerret nje hetim qe prek tregun e automjeteve te reja, duke perfshire dhe vete zyrtaret e qeverise, te cilet kane lejuar shkeljen e ligjit dhe favorizimin e subjekteve te caktuara.
Komisioni i Konkurrences pas shqyrtimit te raportit “Mbi hetimin paraprak ne tregun e prokurimeve te automjeteve te reja”, te paraqitur nga Sekretariati i Autoritetit te Konkurrences dhe Relacionit te Sekretarit te Pergjithshem te Autoritetit te Konkurrences, veren se “nga hetimi paraprak ne tregun e prokurimeve te makinave te reja rezulton se ekzistojne evidenca, ne forme elektronike dhe shkresore, te bashkepunimit midis kater ndermarrjeve per pjesemarrje ne prokurimet publike, çka mund te perbeje nje praktike te bashkerenduar ndermjet ndermarrjeve qe veprojne ne tregun perkates”.
Me tej, ne hetimin paraprak eshte konstatuar se dokumentet e dorezuara nga autoritetet kontraktore (qeveria) mbi ofertat e koncesionareve, te cilat jane vleresuar edhe ne baze te metodologjise “Per luften ndaj koordinimit te ofertave ne prokurimet publike”, kane gabime te njejta ortografike, çka mund te perbeje nje element te mundshem te koordinimit te sjelljes.
“Eshte vene re se ndermarrjet rrisin vleren e ofertes fituese nga 95 per qind ne 99 per qind, pra afer fondit limit, qe mund te vije si rrjedhoje e bashkepunimit. Ne tenderet ose lotet ku pjesemarrja eshte me e madhe se keto kater ndermarrje, ofertat fituese rezultojne 83 per qind – 86 per qind te fondit limit”, nje tjeter detaj i sjelljes se kompanive te automjeteve.
Vendimi
Per arsyet e lartpermendura, Autoriteti i Konkurrences ka marre vendim per nisjen e hetimit te thelluar ne tregun e prokurimeve te automjeteve te reja me objekt ekzistencen ose jo te marreveshjeve ne oferta qe kufizojne konkurrencen ne tregun e prokurimit te automjeteve te reja.
Sipas komisionit, hetimi i thelluar do te perfshije periudhen kohore nga 1 janari 2007 deri ne 20 dhjetor 2009, date kur qeveria nuk ka kryer asnje veprim financiar sa u takon tendereve.
Top Channel