Financat: Sektoret ku goditi kriza

18/01/2010 08:45

Pasiguria dhe renia e konsumit jane dy prej disa faktoreve qe ndikuan ne tkurrjen e rritjes se Prodhimit te Brendshem Bruto, qe per 2009-en parashikimet te jete 3 per qind, nga 6 per qind qe ishte ne fillim.

Ne nje projeksion te situates, ekspertet e Financave thone se kriza ekonomike goditi tregtine me jashte, duke ulur me rreth 13 per qind eksportet.

Po ashtu renia e remitancave (te ardhurat nga emigrantet) me afro 6 per qind ka sjelle nje reduktim te shpenzimeve per familjet shqiptare, duke ndikuar ne aktivitetin e bizneseve te vogla.

Nje tjeter sektor i prekur nga kriza ekonomike eshte sistemi bankar. Keshtu, ne vitin 2009 paten nje ulje te depozitave ne banka dhe shtrengim te kredise, si dhe pakesim te investimeve nga privati.

“Presione u ndjene edhe ne sektorin fiskal, megjithese ai performoi pozitivisht, duke sjelle rritje te ardhurash totale nga tatimet dhe doganat me rreth 3.5 per qind”, thuhet ne studimin e ministrise.

Top Channel