Brace: Qeveria kerkon te na beje pergjegjes

18/01/2010 21:50

“Ne rast se do t’u referohemi fakteve, ka akuza ndaj nesh se si jemi sjelle gjate menaxhimit qe veriaria i ka bere situates”.

Me kete fjali e nisi biseden ne “Shqip” deputeti socialist, Erion Brace, sipas te cilit, PS akuzohet nga qeveria se po perdor politikisht fatekeqesine. “Nese do donim te spekulonim, mund te kishim kerkuar nje seance parlamentare qe ne 3 ose 4 janar”, shton Brace.

Sipas tij, uji nga Shkodra iku per shkaqe natyrore dhe jo se nderhyri qeveria dhe qeveria duhej te kishte ligj per t’i krijuar mundesine cdo banori qe nese nuk bie dakort me demshperblimin, te shkoje ne gjykate.

“Ata njerez jane ne nevoje, ne emergjence per buken e gojes. Qeveria po kerkon bashkepergjegjes dhe ne rastin e Gerdecit ia doli duke shfrytezuar viziten tone ne spital. Po mundohemi te ndihmojme ata banore atje por ata nuk mund te na bejne pergjegjes ne sallen e parlamentit. Kryeministri foli per katastrofe natyrore dhe ne nuk pajtohemi me kete”, shtoi Brace.  

Top Channel