BB: Kriza, kujdes buxhetin

18/01/2010 16:10

Zevendespresidenti i Bankes Boterore per Europen dhe Azine Qendrore Filip le Ueru ne nje interviste per Zerin e Amerikes u shpreh se ky vit do te jete i veshtire dhe se nuk do te kete nje kthim te forte te rritjes ekonomike.

Per t’iu pergjigjur debateve te shumta rreth faktit nese ekonomia e vendit tone eshte prekur ose jo nga kriza Le Ueru thote qe as Shqiperia nuk i ka shpetuar krizes por nuk arriti qe te provoje efekte te forta financiare ne ekonomi kjo per shkak te nje sistemi bankar mjaft elastik.

Le Ueru thote se duhet te tregohet nje kujdes dhe vemendje e vecante ne aspektin makro-ekonomik, ku kerkohet qe te kete politikat fiskale dhe politika makro shume te kujdesshme.

Sipas Le Ueru eshte e veshtire te percatosh se cilat duhet te jene strategjite qe do te nxjerrin vendin nga kriza, cili do te jete stimuli fiskal. Sipas Le Ueru kerkohet qe te behet nje menaxhim me efikas i shpenzimeve publike ne nje kohe kur ekonomia shqiptare gjendet para nje situate ku te ardhurat nuk jane ne rritje dhe kur nuk duhet nje rritje e shpejte e borxheve.

Sipas Le Ueru ne nje kohe kur vendi yne pretendon te kaloje nga nje vend me te ardhura mesatare ne nje vend me te ardhura mesatare te larta apo akoma me shume ne nje vend te pasur faza e pare eshte liberalizimi i cmimeve.

Persa i perket rritjes se cmimit te energjise perfaqesuesi i Bankes Boterore gjate intevistes per Zerin e Amerikes tha qe nuk eshte anormale rritja e cmimit te energjise pasi ai eshte nje produkt qe kushton dhe cmimi duhet patjeter te mbuloje kostot.

Por sipas tij duhet percaktuar nje cmim real dhe i arsyeshem dhe qeveria duhet te marre masat per te mbuluar shtresat e varfra nga kjo rritje e cmimit.

Top Channel