Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzon kryeministrin Sali Berisha si pergjegjes per permbytjet, nderkohe qe ‘per katrahuren e radhes’ ai duhet te largonte ministrin e Energjitikes, Dritan Prifti e duhet te jepte llogari persa ndodhi.
Duke folur ne Asamblene Kombetare, Rama theksoi se sot ka nje arsye madhore per te dhene alarmin per renien e shtetit te se drejtes.
“Ne kete moment te veshtire per Shqiperine, liria e medias eshte kercenuar nga kerbaci i qeverise, opozita eshte shpallur aleance punisto-mafioze dhe Shkodra eshte mbytur nga llumi ne shtet dhe i babezize ne pushtet”, u shpreh Rama.
Sipas kreut socialist, Shkodra u permbyt nga marrezia e robit te pushtetit dhe te parase.
“Kete krim shteteror do ta ndeshkoje jo vetem Shkodra po e gjithe Shqiperia. Cfare duam te presim kur qeveria vret dhe nuk denohet, shemb dhe nuk ndeshkohet? Pse Shqiperia duhet ta toleroje kete pushtet qe te vret, te shemb, te zhyt?”, tha Rama.
Ne fjalimin e tij, Rama preku edhe kerkesen e kahershme per hapjen e kutive dhe betejen per kete ceshtje.
“Beteja jone per kutite eshte lufta jone si njerez qe duam ta ndryshojme vendin kur jetojme, duke refuzuar sistemin qeverises qe po nuk e shembem me kurajo do ta ktheje Shqiperine ne nje geto. Kjo eshte lufta jone qe duam te presim zinxhirin e fakteqesive”, u shpreh Rama.
Rama: Jo ne parlament, vijojme protestat
Kreu socialist theksoi se nuk ka asnje arsye qe opozita te paraqitet ne nje seance te jashtezakonshme parlamentare, kur ne fakt ajo nuk eshte fare e tille.
“Ne mund te kontribuojme sic na takon ne kete gjendje, por jo te marrim pjese ne farsen parlamentare. Ne do te solidarizohemi sinqerisht me cdo familje, duke kerkuar shlyerjen e demit pa asnje dallim partiak”, u shpreh Rama.
“Ne duam te verteten e 28 qershorit ose largimin e Berishes. Kjo qe ndodhi ne Shkoder i shtohet dhe behet pjese e pandashme e protestave tona. Eshte nje arsye me shume per te nxjerre nga godina e qeverise, pushtetin e votave te vjedhura”, theksoi Rama, duke njoftuar keshtu se opozita do te vijoje protestat dhe nuk do te hyje ne parlament pa u permbushur kerkesa e saj per hapjen e kutive.
Duke e cilesuar si ‘perralle’ deklaraten per djegien e mandateve’, Rama theksoi se mandatet e socialisteve jane te popullit opozitar dhe as mund te digjen dhe as transferohen.
“Gerdeci, Kalimashi, Fierza jane tre arsye madhore tonat per te vijuar betejen. Keto tre ceshtje duhet te jene ne objektiv te plote te Prokurorise se Pergjithshme”, tha Rama, duke kerkuar edhe prej presidentit te Republikes reagim e vemendje.
Top Channel