Ki Mun: Ne Haiti, katastrofa me e madhe ne dhjetevjecare

17/01/2010 14:35

“Ajo qe po ndodh ne Haiti eshte kriza me e madhe humanitare ne harkun e dhjetra viteve te fundit”.

Me kete deklarate, shefi i Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun eshte nisur drejt Haitit per te vleresuar vete gjenden ne terren pas termetit te fuqishem qe tronditi kryeqytetin Port au-Prince para disa ditesh.

Edhe gjate diteve te shkuara OKB ka leshuar deklarata shqetesuese per gjnedjen e mjerueshme ne Haiti ku mendohet se kane humbur jeten rreth 200 mije vete, ndersa miliona te tjere i kalojne ditet dhe netet ne qiell te hapur.

Top Channel