Haiti ne kaos, ne kryeqytet mbizoteron vdekja

17/01/2010 09:05

Kaos total ne Haiti ku ka gdhire dita e peste pas termetit katastrofik qe deri tani ka shkaktuar 50 mije te vdekur zyrtarisht edhe pse kjo shifer mund te jete 4 here me e madhe.

Te mbijetuarit ne kryeqytetin Port-au-Prince jane perfshire nga paniku i lekundjeve te tjera te tokes, ndersa jane vene re aktet e para te dhunes, ku hajdutet kane nisur te vjedhin shtepite dhe dyqanet.

Ky fenomen eshte vene re ne nje moment qe presidenti amerikan, Barak Obama shprehu vendosmerine per te ndimuar me cdo mjet Haitin, ndersa sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka mberritur ne vendin e katastrofes. “Kjo eshte nje katastrofe historike”, shprehet OKB-ja, duke shtuar se nuk eshte gjendur asnjehere perballe nje situate te tille, madje permasat jane me te medha se tragjedia e cunamit ne vitin 2004.

Nderkohe, mes popullsise deshperimi po rritet pasi mijera njerez po perpiqen te largohen nga kryeqyteti. “Ne rruge mbizoteron vdekja. Nuk po marrim asnje ndihme dhe femijet tane nuk mund te jetojne si kafshe”, shprehet nje grua. Popullsia po perpiqet gjithashtu qe t’u shpetoje bandave qe bejne ligjin ne qytet, te cilet marrin cfare te munden nga shtepite. Nderkohe, te shtunen, nje termet tjeter 4.5 balle i shkalles Rihter eshte shenuar 25 km larg kreqytetit.

Top Channel