Blushi: Te diskutojme edhe per bojkotin parlamentar

17/01/2010 11:20

Deputeti Ben Blushi kerkoi qe Asambleja Kombetare e Partise Socialiste ne fund te diskutimeve te saj per situaten e krijuar nga permbytjet, kerkoi ne plan te dites te jete edhe bojkoti i parlamentit dhe hapat e tjera qe do te marre kjo force politike pas disa muajsh mosprezence ne parlament.

“Duhet te bejme nje bilanc te 6 muajve te fundit dhe te marrim nje vendim kur arsyet per te bojkotuar parlamentin nuk jane me te justifikueshme”, kerkoi Blushi.

Nuk dihet nese kjo kerkese e Blushit do te merret parasysh, nderkohe qe punimet vijojne me diskutimet per permbytjet ne zonen e Shkodres.

Top Channel