Avioni i “Albanian Airlines”, nderron destinacion

17/01/2010 22:05

Nje avion i kompanise ajrore, “Albania Airlines” i linjes Tirane-Bolonja nderroi destinacion duke kryer uljen e tij ne Sllovaki, pa njoftuar me pare 110 pasagjeret ne bordin e tij.

Avioni, sipas Ministrise se Transportit u nis prej aeroportit te Nene Tereza ne Rinas rreth ores 16:30. Fluturimi i tij i parashikuar fillimisht per ne Bolonja, me autorizimin prej Drejtorise se Aviacionit Civil eshte ndryshuar per ne kryeqytetin slovak, Bratislave, nga ku me pas te gjithe pasagjeret do te transportoheshin per ne Bolonja.

Ne nje komunikate per shtyp, Ministria e Transporteve deklaron se eshte ngritur nje grup pune per te hetuar ngjarjen e pazakonte ne fluturimet shqiptare.

Top Channel