Avioni i “Albanian Airlines”, nderron destinacion

17/01/2010 23:30

Nje avion i kompanise ajrore, “Albania Airlines” i linjes Tirane-Bolonja nderroi destinacion duke kryer uljen e tij ne Sllovaki, pa njoftuar me pare 110 pasagjeret ne bordin e tij.(UPDATE)

Avioni, sipas Ministrise se Transportit u nis prej aeroportit te Nene Tereza ne Rinas rreth ores 16:30. Fluturimi i tij i parashikuar fillimisht per ne Bolonja, me autorizimin prej Drejtorise se Aviacionit Civil eshte ndryshuar per ne kryeqytetin slovak, Bratislave.

Informacionet paraprake bejne te ditur se shkak i devijimit ka qene vonesa e pagesave te ekuipazhit, por kompania e mohoi kete lajm e tha se gjithcka ndodhi ishte per motive teknike.

Avioni, nje Boeing 737 deri ne momentin e daljes nga hapesira ajrore shqiptare ka fluturuar sipas itinerarit te percaktuar me pare, por me pas ndryshoi destinacion.

Mjeti fluturues i kompanise Air Slovakia punon prej kater muajsh per llogari te kompanise “Albania Airlines”.

Deri ne kete ore te mbremjes pasagjeret ndodhen ne aeroportin e Bratisllaves, nderkohe qe me autorizim te Drejtorise se Aviacionit Civil nje tjeter avion i ‘Albania Airlines’ eshte nisur drejt Sllovakise per te marre 110 pasagjeret, te cilet kane si destinacion Bolonjen e Italise.

Ne nje komunikate per shtyp, Ministria e Transporteve deklaron se eshte ngritur nje grup pune per te hetuar ngjarjen e pazakonte ne fluturimet shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA