Leverkusen serish ne krye

16/01/2010 20:35

Vetem 24 ore ka zgjatur kryesimi i Bundesliges nga Bajern Munih, pasi Leverkusen ia ka rrembyer vendin e pare fale fitores 4-2 me Mainz.

Edhe pse kaluan te paret ne avantazh me ane te Tim Hogland ne minuten e 8-te, modestet e Mainz nuk arriten te perballonin presionin e Leverkusen, skuader e cila brenda 4 minutash barazoi dhe kaloi ne avantazh me Kadlec dhe Barneten, nderkohe qe ne minuten e 30 shenoi golin e trete me Kloos.

Ne pjesen e dyte goli per Mainz i shenuar nga Bungert ne minuten e 67-te dha idene se do te rihapte ndeshjen, por Derdiyok shenoi golin e 4-te per Leverkusen dhe te nokautit per Mainz qe vazhdon te mbetet ne vendin e 10-te me 24 pike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA