Irak, arrestohet kreu i terroristeve

16/01/2010 14:55

Eshte arrestuar sot ne Irak, Ali al Azzawi, nje nga komandantet e Shtetit Islamik, organizate terroriste e lidhur me Al Kaeden.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, te cilat i referohen nje zedhenesi ushtarak te qeverise irakene.

Sipas ketij te fundit, Al Azzawi ka planifikuar nje zinxhir atentatesh, mes te cileve ate ndaj selise se pergjithshme te OKB-se ne Bagdad, ne vitin 2003.

Top Channel