Haiti, Leogani qyteti me i prekur nga termeti

16/01/2010 12:45

Nga 80 ne 90 perqind e ndertesave te qytetit te Leoganit, ne Haiti, jane shkaterruar nga termeti.

Lajmin e kane bere te ditur zyrtare te Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve te Zvicres, te cilet kane saktesuar se qyteti ne fjale eshte zona me e prekur nga lekundja.

Sipas burimeve, nga 134 mije banore qe ka qyteti, 5 mije deri ne 10 mije kane humbur jeten.

Nderkohe, fushata per mbledhjen e fondeve me sms, e lancuar nga Kryqi i Kuq amerikan ka thyer cdo rekord.

Sipas sekretares amerikane te Shtetit, Hillary Clinton, jane mbledhur mbi 10 milione dollare te ofruar nga mbi 1 milion donatore.

“SMS Haiti Relief eshte bere fushata me e madhe e donacioneve permes telefonise se levizshme”, ka deklaruar Clinton.

 

Top Channel