Haiti, 58 persona te nxjerre nga germadhat

16/01/2010 14:20

Gjate nates skuadrat e shpetimit kane arritur te nxjerrin 58 persona qe ndodheshin nen germadhat e ndertesave te shkaterruara nga termeti ne Haiti.

Lajmin e ka bere te ditur Elisabeth Byrs, zedhenese e Zyres per koordinimin e ceshtjeve humanitare te OKB-se.

“Situata pas termetit ne Haiti eshte katastrofa me e keqe me te cilen eshte perballur ndonjehere Organizata e Kombeve te Bashkuara”, ka deklaruar zedhenesja.

Byrs ka shtuar me tej se termeti ka shkaktuar deme te paimagjinueshme, duke e lene vendin pa infrastrukture.

Top Channel