Nje bombe artizanale ka shperthyer oret e vona te mbremjes se premte ne lagjen Kalithea ne Athine.

Sipas informacioneve shperndare nga autoritetet greke objektiv i lendes plasese ishte Ministria e Informacionit, ku si pasoje e shperthimit fatmiresisht u regjistruan vetem deme materiale.

Bomba u paralajmerua nga nje telefonate anonime ne mediat vendase. Menjehere pas telefonates policia e kryeqytetit helen mori masa sigurie duke bllokuar qarkullimin ne zonen ku dyshohej se ishte vendosur bomba.

Pas shperthimit te lendes plasese kane nisur hetimet, ku pista kryesore edhe kete here mbetet “veper e anarkisteve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA