Dhuna ndaj emigranteve, italianet apel ndergjegjjes

16/01/2010 15:25

Keqtrajtimi i emigranteve te Rozarnos vazhdon te mbetet nder ngjarjet me te diskutuara ne mediat italiane, te cilat per dite te tera i kane dedikuar hapjet e edicioneve te lajmeve, apo emisione ne te gjitha hapesirat televizive te dites.

Perpos dhunes morale e fizike te ushtruar ndaj afrikaneve, 80% e te cileve rezultuan te ishin me dokumenta te rregullta, denoncimit te kushteve cnjerezore ne te cilat jetonin, pagat e uleta, qe merrnin pas oreve te tejzgjatura pune duke mbledhur portokallet e mandarinat e zones, debati eshte fokusuar mbi racizmin.

Sa te hapur jane italianet ndaj ekstrakomunitareve? Mos ndoshta sot po rezulton jugu i gadishullit me pak tolerant ndaj te huajve, nderkohe qe deri disa kohe me pare kjo akuze rendonte mbi veriun?

Jane keto disa nga temat e trajtura ne mediat italiane, nderkohe qe u shtohen debatet mes pushtetit qendror e atij lokal, qe i faturojne njeri-tjetrit pergjegjesine, per degjenerimin e situates.

Ne kete rremuje, u shtua edhe nje tjeter gjase, ajo sipas se ciles, prapa rremujave qendronte Ndrangheta, mafia kalabreze, e konsideruar si me e fuqishmja dhe e rrezikshmja ne Itali.

Nderkohe opinioni publik reagoi, duke denuar situaten e krijuar, qe pertej dhunes se ushtruar nga vete rozarnezet mbi afrikanet, iu shtua edhe debimi nga Italia i mbi 1000 prej tyre me vendim te Ministrit Maroni, nderkohe qe vendosi te pajise me leje qendrimi personat e lenduar fizikisht, qe nuk e dispononin nje te tille.

Papa beri apel, per te respektuar emigrantet. Prezantuesi i njohur Pippo Baudo iu drejtua kalabrezeve, qe te reagonin pozitivisht, duke thene se ajo qe bene, ishte nje turp qe do te rendoje mbi ata vete, por edhe brezat e ardhshem.

Ne kete klime te ndere, qe sigurisht nuk perfaqeson te gjithe popullin italian, mendja te shkon tek komuniteti i gjere shqiptare, qe ka emigruar drejt popullit fqinj.

Ambasadori yne ne Itali Llesh Kola, siguron, se bashkekombeseve tane, nuk u kanoset asnje rrezik diskriminimi.

“Nuk ka asnje element rreziku ndaj shqiptareve. Madje ne Itali shqiptaret konsiderohen si komuniteti me i integruar i emigranteve, krahasuar me te tjeret”, u shpreh Kola.

Megjithese demi i shkaktuar ne jeten e mbi 1000 afrikaneve te debuar e rreth 200 te tjereve, qe u larguan nga province kalabreze pa ditur as vete ku, mbetet, Rozarno nuk eshte Italia, e cila i ka hapur dyert mbi 4 milion emigranteve dhe qe ne keto dite iu gjend prane Shqiperise, ne ndihme te zonave te permbytura.

Top Channel