Afganistan, Parlamenti “djeg” 10 ministra

16/01/2010 13:10

Parlamenti afgan i ka vene serish nje pengese ambicjeve te presidentit Hamid Karzai per t’i dhene fund krizes se tejzgjatur.

Ne seancen e sotme, deputetet kane aprovuar vetem 7 nga 17 kandidatet per ministra, te prezantuar nga vete kreu i shtetit.

Keshtu, Karzai mund te mbeshtetet tek 14 ministra nga 24 qe formojne kabinetin e tij. Mes te aprovuarve eshte ministri i ri i Jashtem, Rasul, si dhe ministri i ri i Ekonomise, Arghandiwal.

Top Channel