2 mije leke me shume ne muaj per ushqime

16/01/2010 16:15

Inflacioni zyrtar prej 2%, edhe pse me i uleti i viteve te fundit, fsheh rritjen e cmimeve per produktet me te domosdoshme te konsumit familjar, ushqimeve, te cilat zene dhe pjesen me te madhe te shpenzimeve ne nje familje.

Te dhenat zyrtare te Institutit te Statistikave tregojne se cmimet e ushqimeve sot jane 6.7 per qind me te larta se sa ne dhjetorin e vitit 2008.

Kjo rritje eshte me e larta qe nga viti 1997. Madje ajo eshte edhe me e larte se sa rritja e cmimeve te artikujve ushqimor gjate vitit 2007, kur bota u perball me krizen me te rende te ushqimeve gjate dekadave te fundit.

Shtrenjtimi i ushqimeve krijon barren me te rende per buxhetet familjare pasi ato zene peshen me madhe ne shpenzimet mujore, e cila sipas INSTAT eshte rreth 40 per qind.

Ne anketen e shpenzimeve te realizuar veren e vitit te kaluar, INSTAT perllogariti zyrtarisht se nje familje ne Shqiperi shpenzon ne total mesatarisht 68 mije leke ne muaj, nga te cilat 27 mije leke harxhohen vetem per ushqime.

Me kete rritje prej 6.7 per qind, nje familje shpenzon sot rreth 2 mije leke me shume ne muaj per te blere te njejtat ushqime si nje vit me pare.

Goditja eshte shume e rende per familjet me te ardhura te pakta, ne te cilat shpenzimet per ushqime sipas Bankes Boterore zene deri ne 70 per qind te totalit te ardhurave mujore.

Ndoshta sinjalet qe po vijne nga tregu i ushqimeve, po konfirmojne paralajmerimin e bere kohe me pare nga institucionet financiare te botes, sipas te cilit pas krizes ekonomike, bota do te perballet me rritje masive te cmimeve, te cilat do te jene edhe me te forta ne vendet ne zhvillim, per shkak edhe te zhvleresimit te monedhave, paralajmerim qe edhe pse ne kulmin e krizes e ka bere edhe guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani .

Top Channel