Vangjel Toce, nje histori dashurie qe zgjat gjithe jeten

15/01/2010 19:00

Vangjel Toce eshte afirmuar ne syte e publikut me role dhe karaktere te ndryshme qe kane lene gjurme.

“Vajzat me kordele te kuqe”, “Porta Eva”, “Muri i gjalle”, “Une e dua Eren”, jane disa prej filmave me te cilet Vangjeli eshte prezantuar me admiruesit e kinematografise. Jemi mesuar ta shohim kryesisht ne role komike. Edhe ne jeten familjare nuk mungojne momentet e shumta te humorit. Natyren e vertete te Vangjelit e zbulon bashkeshortja e tij, kompozitorja Diana Ziu.

“Vangjo eshte nje person shume i thjeshte, i urte, nje natyre qe lexon shume dhe flet pak. Nje e mete e tij eshte se gatuan shume mire”, pohon bashkeshortja. Dhe pikerisht me bashkeshorten ate e lidh nje histori e bukur dashurie. Shkendija e pare mes Vangjelit dhe Dianes lindi ne teater. Qe nga ajo kohe, ne memorien e kompozitores eshte fiksuar Vagjeli si aktor i teatrit sesa i filmit. “Humori qe percjell eshte komik-tragjik. Eshte nje person qe edhe tragjedine e ka fine. Eshte nje personazh qe te ben per te qeshur dhe nuk qesh vete kurre. Ndonjehere eshte edhe pak i trishte”, thekson Diana.

Por Vangjeli nuk konsiderohet vetem si aktori plejades se profesionisteve. Ai eshte edhe nje kryefamiljar i devotshem. “Ekzistenca e tij prane meje ne cdo moment dhe une prane atij, kjo eshte gjeja me e bukur ne jeten tone”, shton Diana. I arrire ne profesion, pavaresisht veshtiresive te regjimit te para viteve ’90 dhe i perkryer ne jeten private, Vangjel Toce mbetet ne kompleks nje artist me vlera dhe qe e ndien se arti eshte ai qe e mban gjalle.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel