Sulmet ne Mumbai, nje amerikan projektues

15/01/2010 01:45

Nje shtetas amerikan u shpall fajtor per projektimin e akteve terroriste te Mumbait ne Indi ku gjeten vdekjen te pakten 100 persona.

Lajmi njoftohet prej Departamentit te Drejtesise ne Uashington ku shtohet se shtetasi amerikan nga Cikago qe ishte edhe nje biznesmen, pranoi se projektoi nga Pakistani sulmet e muajit nentor te vitit 2008 ne Indi.

Sulmet ne Mumbai ishin mes datave 26 dhe 29 nentor te 2008-es, ku u goditen me bomba metro, spitale, kinema si dhe nje lagje hebraike.

Top Channel