NBA, Arenas rrezikon 5 vjet burg

15/01/2010 22:30

Zenka ne dhomat e zhveshjes ne ligen amerikane te basketbollit mes basketbollisteve Crittenton dhe Arenas, ku u nxorren edhe arme, i kushtoi ketij te fundit ngritjen e nje padie formale per armembajtje pa leje.

Avokatet e basketbollistit te Wizards deklarojne se shpresojne ne shmangien e denimit me burgim nese klienti i tyre do te veteshpallet fajtor.
 
Drejtesia amerikane deklaroi diten e sotme se ndaj Arenas eshte ngritur akuza e armembajtjes pa leje si dhe ajo e kanosjes me arme.

Federata e basketbollit profesionist amerikan, NBA, menjehere pas incidentit pezulloi pa afat Arenas, nderkohe qe ligji amerikan parashikon nje denim deri ne 5 vjet burg per akuza te tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA