Komunat e Tiranes ne ndihme te Shkodres

15/01/2010 18:30

Ne ndihme te zonave te permbytura ne Shkoder jane gjendur edhe disa komuna te Tiranes, te cilat i jane bashkuar aksionit humanitar qe po zhvillohet prej dy javesh ne veriperendim te vendit.

Kryetaret e komunave, Farke, Berzhite dhe Petrele, bashke me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli i shperndane ndihmat ne komunen e Bushatit, ku ndodhen te permbytur disa fshatra. Me 6 kamione te ushtrise, atje jane shperndare 40 tone ndihma, kryesisht ushqim per bagetite, koncentrat dhe bar te thate, qe jane tani edhe nje nga nevojat urgjente per gjene e gjalle ne zonat e permbytura.

Situata atje ka pesuar nje permiresim te lehte, por ende ka hektare te tere te mbuluar nga uji. Duke qene se per banoret eshte ende heret te kthehen ne shtepite e tyre, komunat e Tiranes kane shperndare ne Bushat edhe ushqime per 600 familje, mushama dhe batanije.

Kryetarja e Kuvendit ka siguruar banoret se qeveria dhe deputetet do t’u gjenden prane jo vetem derisa sa te kapercehet plotesisht gjendja e emergjences civile, por deri ne kthimin ne normalitet te te gjithe zones se permbytur.

Top Channel