Islami: Fund bojkotit, por jo per emergjencen

15/01/2010 16:35

I ashtuquajturi ‘grupi për mendim ndryshe’, do t’i kërkojë Partisë Socialiste ne Asamblene Kombetare futjen në Parlament, por jo për shkak të përmbytjeve në Shkodër.

“PS e ka pranuar nepermjet te gjithe komisionereve te saj por edhe ne Kolegjin Zgjedhor, nga pikepamja legale rezultatin zgjedhor. Ky rezultat eshte certifikuar edhe nga nderkombetaret dhe e gjitha kjo na shtyn te kerkojme nje rivleresim edhe pas gjashte muajve deshtime ne te gjithe elementet e veprimit te PS-se, per t’u bere pjese perfundimisht e demokracise parlamentare”, u shpreh Islami.

Nderkohe ne emisionin e mbremshem “Top Story” ne Top Channel, deputeti socialist i qarkut të Shkodrës, Ilir Beqja, deklaroi se në një seancë të vecantë parlamentare për Shkodrën, deputetët socialistë do të futen në Parlament.

“E kemi deklaruar edhe ne fund te dhjetorit, se per ceshtje te sigurise kombetare ne jemi gati te futemi ne parlament. Ne nje seance te jashtezakonshme per situaten ne Shkoder, ne do te jemi prezente”, u shpreh Beqja.

Top Channel