“Gerdeci”, nje familje padit Mediun per plagosjen e djalit

15/01/2010 14:20

Gjykata e Larte ka kerkuar qe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu te jete prezent ne sallen e gjyqit ne daten 25 janar, per te zhvilluar seancen e pare te pajtimit, mes tij, dhe te demtuarve nga shperthimi ne Gerdec.

Padia eshte ngritur nga familja Durda, djali 12 vjecar i te cileve eshte i demtuar rende nga shperthimi.

Akuza qe eshte ngritur mbi Mediun eshte plagosje e rende, ndaj shtesait 12-vjecar Roxher Durda.

Gjykata vendosi qe procesi te niste me nje seance pajtimi, ku avokatet e zotit mediu jane paraqitur ne gjykate me nje prokure, e cila eshte konsideruar e pavlefshme nga Gjykata e Larte duke kerkuar prezent ne seance e radhes Mediun.

Top Channel