Vizat, BE: Brenda vitit nese plotesohen kerkesat

14/01/2010 21:00

Liberalizimi i vizave per shqiptaret ishte ne fokus te bisedes qe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi me kryetarin e Komitetit per Ceshtjet e Brendshme, Lirite Civile dhe Drejtesine Juan Fernando Lopez Aguilar dhe me raportuesen e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave me Ballkanin, Tanja Fajon.

E njejta teme u diskutua edhe ne takimin me kreun e Komitetit te Jashtem Gabriele Albertini, i cili ka theksuar se Shqiperia eshte ne rrugen e duhur.

“Orientimi eshte shume pozitiv, natyrisht qe eshte mundesia e verifikimit, por nese qeveria shqiptare do t’i pergjigjet pozitivisht atyre kritereve qe Bashkimi Europian ka derguar per ceshtjet e ndryshme qe permban liberalizimi i vizave, me siguri qe brenda mesit te ketij viti, pra gjate veres, ky proces mund te perfundoje”, ka deklaruar Albertini.

Zyrtari evropian ka vleresuar se arritja e ketij objektivi afron me shume Shqiperine, pas shume vitesh izolim, me Evropen.

“Natyrisht qe do te jemi te lumtur nese kjo gje do te ndodhe pasi afron Shqiperine me Europen, cfare eshte dhe deshira e te gjitheve: ne italianeve qe ndodhemi prane dhe juve qe aspironi pas shume viteve izolim per te hyre ne Europe me te drejta te plota”, ka shtuar Albertini.

Megjithe mbeshtetjen e shprehur nga perfaqesuesit kryesore te Parlamentit Europian, nuk ka ende nje date te qarte se kur do te mund te hiqen realisht vizat.

Dy dite me pare, gjate seances degjimore, komisioneri i ardhshem per Zgjerimin dhe Fqinjesine, Stefan Fule, deklaroi se rekomandimi i ketij institucioni do te behet ne mes te ketij viti, nese Shqiperia dhe Bosnja plotesojne kushtet.

Me pas ky rekomandim duhet te miratohet nga Parlamenti dhe ministrat e Brendshem te BE-se. Nen shembullin e Maqedonise, Serbise e Malit te Zi, per te cilet rekomandimi i Komisionit u be ne korrik 2009, ne rastin me te mire, shqiptaret do t’i gezohen heqjes se vizave Schengen ne fund te vitit 2010.

Top Channel