Topi: Kompensim ne cdo qindarke

14/01/2010 20:15

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi, ambasadori amerikan Withers dhe ai i BE–se Lohan, kane udhetuar me varke ne zonat e permbytura, si edhe kane bere takime me banoret e zones ne komunen Ana e Malit.

Presidenti Topi pas vizites me ambasadoret ka deklaruar se, kerkon demshperblimin deri ne nje te banoreve te zones te permbytyr.

“Do kete nje evidentim te qarte te te gjitha demeve qe kane ardhur nga kjo situate. Strukturat qendrore dhe ato te pushtetit lokal te bejne gjithcka qe banoret te kompensohen”, ka deklaruar Topi.

Ndersa ambasadori i SHBA, Withers tha se qeveria amerikane qe ai perfaqeson ne Shqiperi do te jape ndihmat e duhura si edhe ka nje faze te dyte projekti per rehabilitimin e kesaj zone.

“Kemi patur mundesine te takojme shume prej personave, jetet e te cileve jane nderprere per shkak te permbytjeve dhe na kane bere te kuptojme te gjitheve, ate qe ata kane kaluar gjate kesaj periudhe. Sapo jam kthyer nga SHBA, qeveria amerikane me te vertete eshte perqendruar ne kete situate dhe neser do te bejme me dije fazen e pare te asistences qe ne deshirojme te afrojme, e cila do te pasohet me fazen tjeter qe eshte rikuperimi dhe rehabilitimi i njerezve, ne menyre qe t’i kthehen jetes normale. Deshiroj te them gjithashtu se jemi te impresionuar nga menyra se si familjaret e kane perballuar kete situate dhe i pergezojme te gjithe”, eshte shprehur Withers.

Mbeshtetje per zonat e permbytura ka dhene edhe ambasadori i BE-se Helmut Lohan. “Ka qene shume e rendesishme per ne te shikojme me syte tane situaten ne terren dhe deshirojme te shprehim te gjitha emocionet tona dhe solidaritet per personat qe kane vuajtuar per shkak te permbytjeve. E megjithate, ne kete situate te gjithe familjaret qe jetojne ne keto zona do te bashkohen me mua, me nje ndjenje solidariteti per te gjitha viktimat e termetit ne Haiti. BE ka patur mundesine te shprehe ne menyre te qarte dhe te shpejte solidaritetin duke derguar ndihma dhe ekseperte ne shperndarjen e tyre. BE nuk e perfundon ndihmen ketu por ka nje faze te dyte per rehabilitimin e zones”, ka thene ai.

Top Channel