SHBA, Obama lancon taksen e pergjegjesise

14/01/2010 19:25

Barack Obama ka lancuar taksen e pergjegjesise per bankat duke mare mbeshtetjen e Fondit Monetar Nderkombetar.

Presidenti amerikan, ne fjalimin e shumepritur ne Shtepine e Bardhe, ka folur per krizen financiare duke ua adresuar pergjegjesine institucioneve te kredive.

“Eshte nje takse qe do te qendroje ne fuqi minimumi per 10 vjet dhe do te preke 50 institucionet financiare me te medha te Shteteve te Bashkuara”, ka deklaruar Obama.

Taksa, e cila duhet te marre driten jeshile nga Kongresi, do te sherbeje per t’i kthyer Departamentit te Thesarit ndihmat prej 90 miliarde dollare te programit “Tarp”, te destinuara per rimekembjen e bankave te prekura nga kriza vitin e kaluar.

“Sfida qendron ne rikompensimin e popullit amerikan per lodhjen dhe humbjet qe ka pesuar per shkak te recesionit”, ka shtuar Obama.

Top Channel