SHBA, nis evakuuimet e amerikaneve prej Haitit

14/01/2010 02:40

Departamenti i Shtetit ne Amerike njoftoi se kane filluar evakuuimet e para prej Haitit.

Autoritetet amerikane saktesojne se te gjithe shtetasit amerikane te lenduar prej lekundjeve sizmike qe perfshine nje dite me pare Haitin, do te akomodohen ne burgun e Guantanamos ne Kube, per te marre edhe ndihmen e pare mjekesore.

Nderkaq sqarohet gjithashtu se vetem diten e premte do te nise ratdhesimi i te gjithe te plagosurve qe do te strehohen ne Guantanamo, ndersa per shtetasit ne gjendje te mire shendetesore, riatdhesimi per ne SHBA do te jete i menjehereshem.

Top Channel