Klinton: Haiti, tragjedi e paimagjinueshme

14/01/2010 03:55

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton krahasoi pasojat e termeti ne Haiti te njejta me ato te tsunamit ne Oqeanin Indian.

“Njera prej katastrofave me te medha gjate viteve te fundit per sa i takon humbjeve ne jete njerezore. Tsunami ne Oqeanin indian ishte nje tragjedi e tmerrshme, me shume te vdekur. Do kete humbje te medha ne njerez, si ne ate rast”, pershkroi tragjedine Klinton.

Burime te ndryshme njoftojne mbi 100 mije persona te vdekur ne Haiti. Nderkohe qe kyreministri i vendit amerikano-latin shkon me tej duke deklaruar se numri i viktimave eshte nga 300 mije deri ne 500 mije.

Top Channel