Fierze, bie me 10 cm niveli i ujit

14/01/2010 11:30

Ne liqenin e hidrocentralit te Fierzes niveli i ujit i ka rene edhe me
10 centimetra te tjera gjate nates duke shenuar 290,02 meter.

Prurjet ne kete liqen jane 450 meter kub ne sekonde, ndersa vazhdon te shkarkohet 600 meter kub uje ne sekonde. E njejte paraqitet situata edhe ne Liqenin e Komanit, ku niveli i ujit ka zbritur ne 170,95 meter.

Sipas te dhenave me te fundit nga Ministria e Brendshme, ne kete liqen prurjet  arrijne ne 150 meter kub ne sekonde dhe shkarkohet 860 meter kub uje. Edhe ne liqenin e Vaut te Dejes situata paraqitet jashte rrezikut.

Ne kete liqen, edhe pse niveli i ujit eshte rritet me1 centimeter, ai eshte poshte nivelit maksimal te lejuar prej 76 meter. Matjet me te fundit tregojne se uji ka arritur ne kuoten prej 74,57 meter me prurje rreth 100 meter kub ne sekonde dhe derdhje 800 meter kub uje ne sekonde. Nga keto 3 hidrocentrale aktualisht prodhohet 1380 kilovat ore energji.

Top Channel