Durres, mberrijne ndihmat nga Italia

14/01/2010 10:30

Kane mberritur ne portin e Durresit kamionet e pare me ndihma nga shteti fqinj, Italia ne shenje solidariteti me ata qe po perjetojne pasojat e fatkeqesise ne veriperendim.

Tre kamiona me ndihma humanitare per zonat e permbytura mberriten mengjesin e sotem me nje nga tragetet e linjes Bari-Durres dhe u nisen menjehere drejt Gjadrit nga ku do te shperndahen per njerezit ne nevoje.

Ndihmat qe u priten ne port dhe nga zevendesambasadori i Italise ne vendin tone konsistojne kryesisht ne tenda, barka dhe gjeneratore, mallra keto te domosdoshme ne situaten e krijuar ne qarkun e Shkodres, ku pushteti i ujit vazhdon te mbaje larg shtepive njerezit.

Top Channel