Aksident ne Kalimash, humb jeten punetori turk

14/01/2010 01:30

Nje punetor turk qe punonte ne tunelin e Kalimashit ne autostraden qe lidh Kosoven me Shqiperine vdiq te merkuren ne mbremje, duke shenuar keshtu viktimen e pare qe humb jeten ne kete kantier.

Kasem Dylber, 40 vjec, humbi jeten nga nje manovrim i gabuar i nje ekskavatori. Autoritetet kane nisur hetimet ne lidhje me kete ngjarje te rende.

Nje tjeter incident i rende ndodhi ne kete tunel ne pranvere te 2009, por fatmiresisht atehere nuk pati viktima, pavaresisht plagosjes se rende te dy punetoreve, nje turku dhe nje shqiptari.

Top Channel