Tragjedi ne Haiti, nen rrenoja mijera njerez

13/01/2010 09:10

Tragjedi me permasa te paparashikuara ne Haiti ku gjate oreve te para te mengjesit, nje termet me magnitute 7 balle i shkalles Rihter ka tronditur vendin.

Brenda pak oresh jane rregjistruar dhjetra lekundje me epiqender rreth 15 km larg kryeqytetit Port-au-Prince, duke shkaktuar edhe rrezimin e dhjetra ndertesave. Ne zonen e goditur nga termeti jetojne rreth 1.8 milione njerez nga 9 milione banore qe numeron gjithe vendi. Gjate momenteve te para u mendua edhe per rrezikun e cunamit, por alarmi rezultoi i reme.

Persa i perket bilancit te viktimave eshte ende heret per te folur, por mendohet se mijera njerez kane humbur jeten dhe jane nen rrenojat e ndertesave.  SHBA ka monitoruar me kujdes situaten duke thene se numri i viktimave mund te jete shume i madh, ndersa Kryqi i Kuq po merr masat per te ndertuar disa spitale fushore.

Situata behet me e renduar per faktin se termeti ka goditur edhe shume rajone policie, madje edhe rezidencen presidenciale dhe rendi ne kryeqytet eshte nje nga problemet me te medha. Haiti eshte nje nga vendet me te varfera ne bote dhe me i varferi ne kontinentin amerikan. Qe prej vitit 2004 ne kete vend eshte instaluar nje force nderkombetare e OKB-se, e udhehequr nga Brazili.

“Jemi gati te nisim ndihma civile dhe ushtarake per te ndihmuar personat e goditur nga termeti. Jemi gati per te nisur edhe ndihmat humanitare te nevojshme”, tha sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton. Ne gadishmeri per ndihma jane shprehur edhe Franca, Italia, Kanadaja e shume vende te tjera.

FOTO GALERI
2/11
Termeti trondit vendin e varfer

Top Channel