Permbytjet, te evakuuarit: Bagetia, pa ushqim

13/01/2010 16:15

Ne zonen e Shkodres, situata vazhdon te mbetet e renduar, ku uji po mban te mbuluar mijera hektare toke dhe qindra shtepi.

Gazetaret e Top Channel bejne te ditur se edhe 130 persona te tjere i jane pergjigjur thirrjes per evakuim, por dhjetera te tjere qendrojne ne shtepite e tyre ne komunen e Dajcit dhe Berdices.

Nga ana e komisionit te emergjencave vijojne thirrjet per evakuim, po keta banore nuk pranojne te braktisin ndertesat.

Shqetesim per te evakuuarit mbeten bagetite qe jane pa ushqim. Eshte fjala per 36 mije kafshe, te cilat prej ditesh nuk jane ushqyer e qe rrezikojne te ngordhin.

Ne zonat e permbytura shkoi per te inspektuar edhe zevendesministri i Kultures, Nikolle Lesi.

Ai njoftoi se i eshte bashkuar thirrjes per kontribut dhe ka vendosur te jape pagen e tij mujore, hap te cilin do ta ndjekin edhe punonjes te administrates se larte te ketij dikasterii.

Nderkohe Lesi kerkoi nga kreu i KESH dhe ministri i Energjitikes, Dritan Prifti qe te lene ne numrin e llogarise per te demtuarit pagen e tyre vjetore. Lesi la te kuptohet se i ngarkon me pergjegjesi keta dy persona, per cfare ka ndodhur.

Top Channel