Operacione per furnizimin e banoreve te izoluar

13/01/2010 12:10

Komiteti i Emergjencave qe po ndjek situaten ne Shkoder ne zonat e permbytura ka planifikuar sot qe te kryeje disa operacione per furnizimin e banoreve te izoluar nga uji.

Komuna e Velipojes eshte nje nga zonat e permbytura dhe te izoluara nga pjesa tjeter e vendit ku do dergohen nga ajri ushqime per blektorine, nje sasi prej 6 ton uji te pijshem, 500 pako ushqimore gjithashtu do vendosen edhe 4 mije thase me rere per riforcimin e argjinatures se Recit.

Ne komunen e Berdices ku ka ende shume banore do dergohen me ane te mjeteve lundruese 4 ton koncentrat ushqim per blektorine dhe nje sasi tjeter kashte dhe jonxhe.

Transportimi do te behet me mjetet lundurese, te policise. Ne komunen bushat do dergohen kater gjeneratore dhe karburant per funksionimin e tyre. Ne komunen Dajc do kryhet nje fluturim me helikopter me nje sasi te konsiderueshme ushqimi per blektorine, uje te pijshem rreth 7 ton dhe mbi 340 pako ushqimore.

Operacione te ngjashme do kryejne edhe mjetet lundruese te ushtrise ne zonen e livadheve ne periferi te Shkodres dhe ne Bahcallek. Gjithashtu edhe ne Anen e Malit. Nje nga detyrat kryesore te operacioneve sot duket se eshte furnizimi me ushqim per gjene e gjalle qe ndodhet se bashku me banoret ne zonat e izoluara.

Top Channel

Top Channel/ Tensionet ruso-ukrainase, drejt Detit të Zi nisen luftanije britanike
Top Channel/ NASA teston helikopterin e parë në Mars
Top News – Parandalohet vrasja e çiftit/ Policia e Tiranës jep detajet se si nisi konflikti
Top News – Shpërthimi me eksploziv/ Fushë Krujë, policia shoqërohen disa të dyshuar
Rusia dëboi nga vendi 20 diplomatë cekë të cilët janë urdhëruar të largohen, si masë shpaguese ndaj largimit që republika ceke i bëri të shtunën 18 diplomatëve rusë. Vendimi i Pragës erdhi pas një hetimi që tregoi pas shpërthimit të një depoje municionesh në Ceki, qëndronte Moska. Kjo e fundit i dha diplomatëve çekë një ditë kohë për t’u larguar, ndërsa Praga u dha rusëve 48 orë. Ministria e Jashtme ruse e cilësoi vendimin e çekëve si “të pashembullt” dhe si “akt armiqësor”. “Me dëshirën për të kënaqur Shtetet e Bashkuara, pas sanksioneve të fundit të SHBA-së kundër Rusisë, autoritetet çeke madje i tejkaluan udhëzuesit e tyre”, thuhej në një deklaratë të saj, ku cilësoheshn si të pabaza dhe absurde pretendimet e çekëve se diplomatët rusë janë operativë të inteligjencës. Shtetet e Bashkuara thanë se qëndrojnë krah Republikës Çeke lidhur me vendimin për të dëbuar diplomatët rusë. “SHBA qëndron me Republikën Çeke në përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve keqdashëse të Rusisë në tokën e çeke”, shkruante zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter. “Ne duhet të veprojmë në mënyrë të vendosur në përgjigje të veprimeve ruse që vënë në rrezik integritetin territorial, sigurinë energjitike ose infrastrukturën kritike të aleatëve dhe partnerëve tanë”, shtoi ai. Cekia sqaroi se ka informuar aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në lidhje me përfshirjen e dyshuar ruse në një shpërthim depoje municionesh në vitin 2014 dhe çështja do të trajtohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.
Top Channel/ SHBA kërcënon Rusinë, “ Po vdiq Navalny, do të ketë pasoja”