Nisma e Top Media, shume persona vijne ne ndihme

13/01/2010 14:45

Shume persona jane bashkuar nismes se Top Medias per t’u ardhur ne ndihme familjeve te permbytura ne veriperendim te vendit, parate qe jane grumbulluar deri ne sot ne mesdite nepermjet dergimit te SMS-ve ne numrin 56666 jane ne vleren nje 1.994.000 te reja.

Top Media ne bashkepunim me kompanite e telefonise celulare, Vodafone, AMC dhe Eagle Mobile, ve ne dispozicion numrin 56666 dhe fton te gjithe qytetaret shqiptare qe te bashkepunojne ne nismen per te kontribuar financiarisht.

Cdokush mund te dergoje ne kete numer nje mesazh te shkruar, me tekst “ndihma ime”. Cdo mesazh i shkruar ne kete numer, kushton 100 leke, pa TVSH dhe cdo person qe disponon nje telefon celular, mund te dergoje edhe me shume se nje mesazh. Parate qe do te grumbullohen do t’ju dergohen familjeve te permbytura ne veriperendim te vendit.

Top Channel