KEK: I dhame energji Shqiperise

13/01/2010 15:40

Korporata Elektroenergjetike e Kosoves ka pranuar se ka eksportuar energji ne Shqiperi jo vetem gjate dhjetorit, por edhe gjate nentorit.

“Gjate muajit nentor dhe dhjetor, nje pjese te dhjetorit, ne kemi kthyer energji elektrike ne Shqiperi. Behet fjale per 20 deri ne 63 megavat ne ore. Mirepo ne fund te dhjetorit ne kemi filluar te marrim energji elektrike nga KESH-i, ne menyre qe t’i vinim ne ndihme”, u shpreh viktor Buzhala, zedhenes i KEK.

KEK deklaroi se i ka kthyer KESH-it nje pjese te borxhit qe i detyrohet pergjate dy muajve dhe ka nisur te marre energji nga Shqiperia vetem ne dy ditet e fundit te muajit dhjetor.

Top Channel