Fierze, bie niveli i ujit

13/01/2010 12:25

Ne liqenin e hidrocentralit te Fierzes niveli i ujit i ka rene edhe me 2 centimetra te tjera duke shenuar 290,40 meter.(UPDATE)

Prurjet ne kete liqen jane 570 meter kub ne sekonde ndersa vazhdon te shkarkohet 900 meter kub uje ne sekonde.

Jashte rrezikut paraqitet situata edhe ne liqenin e Komanit niveli i ujit ne te cilin ka zbritur ne 170,34 meter.

Sipas te dhenave me te fundit nga ne kete liqen prurjet  arrijne ne 230 meter kub ne sekonde dhe shkarkohet 1130 meter kub uje.

Edhe ne liqenin e Vaut te Dejes situata paraqitet jashte rrezikut. Ne kete liqen edhe pse niveli i ujit eshte rritur me 3 centimeter, ai poshte nivelit maksimal te lejuar prej 76 meter.

Matjet me te fundit tregojne se uji ka arritur ne kuoten prej 74,2 meter me prurje rreth 150 meter kub ne sekonde dhe derdhje 1160 meter kub uje ne sekonde. Nga keto 3 hidrocentrale aktualisht prodhohet 1190 kilovat ore energji.

Top Channel