Berisha, inspektim qendres operacionale ne Gjader

13/01/2010 17:35

Perpara se te zhvillonte mbledhjen qeverise ne Shkoder, kryeminisri Sali Berisha ka inspektuar Qendren Operacionale Ushtarake ne Gjader, prej nga ndahen cdo dite qindra tone ushqime per familjet e permbytura.

Kryeministri Sali Berisha ka pergezuar dhe falenderuar forcat ushtarake dhe ato policore, per gjithe punen qe kane bere gjate ketyre diteve te emergjences civile, ne ndihme te familjeve ne nevoje.

Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte vizita e kryeministrit ne grykederdhjen e lumit Bune, i cili eshte identifikuar si nje nga problemet kryesore, qe ndikon ne nivelin e permbytjeve.  Lumi Bune nuk shkarkon dot aq shume uje sa jane prurjet dhe per kete arsye eshte i domosdoshem thellimi i tij.

Ky thellim ka nisur sot nga nje drage e fuqishme, e cila do te punoje ne emergjence per te thelluar sa me shume Bunen ne derdhje te saj. Kjo do te mundesoje shkarkimin me te madh te ujrave dhe efektin e pare pritet ta jape ne qytetin e Shkodres, ku rruga hyrese eshte ende e permbytur.

Kryeministri Berisha tha se menjehere pas kesaj do te shpallet tenderi nderkombetar per ta bere lumin Bune nje lume te lundrueshem, i cili ne nje te ardhme jo shume te larget do te shfrytezohet edhe per turizem.

Njekohesisht me thellimin e Bunes, kryeminitri Berisha tha se duhet forcuar edhe argjinatura e tij, duke e bere me te sigurte, bashke me argjinaturat e Dajcit dhe lumit Kir.

Top Channel