Balla: Prifti, pushime ne situaten e rende

13/01/2010 16:00

Taulant Balla, deputet i Partise Socialiste thote se ka ne dore proven qe fajeson Dritan Priftin per permbytjet ne Shkoder.

Ne fakt Taulant Balla paraqiti nje bilete avioni elektronike e leshuar nga nje kompanie ajrore turke. Siper saj eshte emri i ministrit te Energjitikes, me kodin perkates, daten e nisjes, 30 dhjetor dhe daten e kthimit, 3 janar.

Pra, sipas Partise Socialiste, ne rast se portat jane hapur per here te pare ne datat 27 dhe 28 dhjetor, sikurse eshte konfirmuar nga drejtori i KESH-it, ministri i Energjitikes nuk ka qene ne Shqiperi ne kohen e shkarkimeve.  

“Dritan Prifti, Ministri i Energjitikes, dy dite pasi kishte filluar permbytja e paramenduar, me date 30 Dhjetor eshte larguar nga Shqiperia per te pushuar ne nje hotel luksi ne Turqi. Po ju paraqesim detajet e fluturimit te Ministrit pergjegjes per katastrofen. Dritan Prifti eshte rikthyer ne Shqiperi vetem me date 3 Janar.Fundjava e tmerrit per shkodranet, ishte fundjava e luksit per Dritan Priftin. Sali Berisha ka qene ne dijeni te plote te ketij informacioni. Kjo eshte arsyeja pse ai e mbron Dritan Priftin ne vend qe ta shkarkoje ate. Per kete arsye pergjegjesia per permbytjen e Shkodres eshte pergjegjesi e Sali Berishes”, u shpreh Balla.

Top Channel