Vrasesi i agjenteve te CIA-s edhe ne tragjedine e Madridit

12/01/2010 00:00

Jordanezi Humam Khalil Abu-Mulal al-Balawi, kamikazi qe me 30 dhjetor vrau 7 agjente te CIA-s ne Afganistan, ishte anetari i Al Kaedes qe mori persiper atentatin e 11 marsit 2004 ne stacionin Atocha te Madridit.

Ne kete ngjarje humben jeten 192 persona. Lajmin e ka bere te ditur radio Cadena Ser sipas se ciles Balawi, ishte agjent i trefishte qe arriti te mashtronte sherbimet jordaneze dhe CIA-n.

Ai dergoi nje leter per te perditshmen britanike ABC ku mori persiper masakren e pergatitur nga Al Kaeda.

Top Channel