Shkopet, portat me avari

12/01/2010 19:50

Vinci i portave te sigurise ne Hidrocentralin e Shkopetit mesditen e se martes ka qene jashte funksionit pasi po riparohej.

Kamera e Top Channel ka filmuar punonjesit e mirembajtjes gjate riparimit te pajiseve qe sherbejne per hapjen e portave. Nderkohe qe  shkarkohen 100 meter kub uje per sekonde nga porta e madhe e shkarkimit dhe 64 meter kub uje per sekonde nga turbinat.

Niveli ne kete liqen, sipas punonjesve duket se eshte shume prane kapacitetit maksimal. Uji duket qarte se eshte fare prane limitit prej 74.64 metra dhe me ane te shkarkimit te portes synohet qe te mbahet nen kontroll. Liqeni i Shkopetit rritet nga ujrat qe shkarkohen prej Hidrocentralit te Ulzes.

Niveli ne kete hidrocentral eshte 30 centimetra larg limtit te lejuar dhe shkarkimet ne porte jane 100 meter kub per sekonde. Ujrat e shumte kane shkaktuar permbytje edhe ne zonen e Kurbinit. Dhjetra hektare toke ne zonen e fshatit Gjorm jane ne uje, perfshi edhe nje pjese te rruges nacionale.

Shkak i permbytjes eshte bere edhe bllokimi i kanaleve kulluese te zones. Mos hapja e kanalizimeve ka bere qe uji te dale edhe ne rrugen nacionale qe lidh mamurrasin me Lacin ne afersi te sanxhakut.
 

Top Channel