Shkoder, rritet niveli i ujit brenda qytetit

12/01/2010 12:25

Gjate nates te se henes dhe mengjesin e se martes ne qytetin e Shkodres niveli i ujit neper rruge eshte rritur edhe me disa centimetra te tjere.

Ne lagjen Xhabije dhe ne zonen e banuar te quajtur Livadhet thellesia shkon nga 35 centimetra deri ne gjysme metri. Ndersa ne zonen e banuar qe ndodhet fare prane liqenit thellesia eshte shume me e madhe se kaq.

Grumbullimi i ujit ne keto zona ka ndodhur per shkak te zgjerimit te liqenit por edhe nga bllokimi i kolektoreve shkarkues te ujrave te larta. Kanalizimet nuk funksionojne me per shkak te rritjes se nivelit te liqenit te shkodres dhe pervec kesaj jane bllokuar edhe kanalizimet e ujrave te zeza.

Qarkullimi ne disa pjese te qytetit eshte renduar. Nderkohe qe ka nisur puna per te pastruar disa zona me ane te pompave te ujit ne zonen e xhabijes si dhe ne Dobrac ku ndodhen edhe depozitat e ujesjellesit.

Top Channel