Liqeni permbyt Shiroken

12/01/2010 19:35

Rritja e ndjeshme e Liqenit te Shkodres ka izoluar banoret e fshatit turistik Shiroke por edhe te Zogajt.

Rruga qe te con ne kete zone eshte permbytur e gjitha per shkak se uji i liqenit ka hipur ne shtratin e rruges qe te con ne drejtim te kufirit. Ne kete segment mund te kalojne vetem mjetet e renda dhe kamionet ushtarake.

Te gjithe mjetet e tjera mbeten te bllokuara ne thellesine e madhe te ujit. Ne fshatin Shiroke, qendra eshte e gjitha nen uje, ashtu si edhe disa dhjetra restorante dhe hotele te zones te cilat jane permbytur. E vetmja mundesi levizje jane varkat e pedorura nga peshkataret, te cileve fronti i punes ju ka mberitur te dera e shtepise.

Kamera e Top Channel ka rregjistruar edhe permbytjet ne kete skaj te Liqenit te Shkodres, i cili se bashku me permbytjen e zones se NenShkodres, qytetit te Shkodres dhe zonat ne Malesine e Madhe, eshte kthyer ne nje super-liqen gjigand.

Top Channel