Iran, ekzekutohet docenti i fizikes berthamore

12/01/2010 09:30

Nje krim i rende ka ndodhur ne Iran, ku si pasoje e nje bombe gjeti vdekjen nje profesor ne Teheran.

Lajmin e beri te ditur televizioni shteteror iranian. Docenti eshte Massud Ali-Mohammadi, fizikant berthamor nderkohe qe ngjarja ndodhi prane baneses se tij me ane te nje bombe me telekomande.

Shperthimi shkaktoi edhe plagosjen e dy personave.

Sipas agjencise se lajmeve FARS, docenti ishte viktime e elementeve antirevolucionare. Media te tjera thone se ai ishte nje mbeshtetes i forte i revolucionit islamik te vitit 1979.

Prokurori i Teheranit, Abbas Jafari-Dolatabadi theksoi se trupi i viktimes eshte cuar per autopsi pa bere te qarte se ne cilat pista do te shtrihen hetimet.

Top Channel