Iraku, Bush nuk ndikoi ne vendimin e Blair

12/01/2010 14:00

Tony Blair nuk e ndryshoi politiken e tij per Irakun pas takimit me presidentin Bush ne prill te vitit 2002.

Keshtu ka deklaruar ish-zedhenesi i ish-kryeministrit britanik, Alastair Campbell, gjate nje deshmie mbi luften ne Irak.

Duke folur para nje komisioni hetimor, Campbell ka theksuar se do te ishte e gabuar te thuhej qe Blair miratoi ndryshimin e regjimit iraken si pasoje e ndryshimit te politikes se tij.

“Zoti Blair beri te qarte se Mbreteria e Bashkuar donte ta carmatoste Irakun permes Kombeve te Bashkuara”, ka nenvizuar Campbell.

Ish-zedhenesi luajti nje rol kyc ne hartimin e dosies qeveritare per armet e shkaterrimit ne mase ne Irak.

Kryetari i komisionit hetimor, John Chilcot ka deklaruar se kerkon nga zoti Campbell pergjigje per “paraqitjen e ceshtjes” per nderhyrjen ushtarake ne Irak.

Top Channel