Fratini ne Afrike per pengjet italiane

12/01/2010 01:20

Ministri i Jashtem italian Franko Fratini nisi nje tur nje javor ne vendet afrikane ne perpjekje per te liruar dy pengjet italiane te rrembyera ne muajin dhjetor.

“Do te bej gjithcka eshte e mundur per te liruar, jo vetem italianet, por edhe shtetasit e tjere qe jane rrembyer. Do te mbaj kontakte si me qeverine ashtu edhe me autoritetet vendase dhe per detajet nuk mund te flas”, tha Fratini menjehere pas mberritjes ne Mauritani.

Nje grup misionaresh te nje organizate humanitare, mes te cileve edhe dy shtetas italiane u moren peng ne muajin dhjetor ne Mauritani dhe deri me tani asnje grup militant nuk e ka marre persiper aktin.

Top Channel